Pas njoftimit për nisjen e sesionit të ri parlamentar më 19 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije se brenda këtij muaji është thirrur edhe mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Mbledhja lidhur me çështjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të mbahet në datën 28 janar 2026, ora 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.
“Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”,-thuhet në njoftim./K.M
