Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Mesazhi u publikua në llogarinë e tij në Truth Social, ku Trump theksoi se Groenlanda është e rëndësishme për “Kupolën e Artë” që po ndërtohet dhe paralajmëroi se nëse SHBA-ja nuk vepron, Rusia ose Kina mund ta marrin ishullin.
Sipas Trump, fuqia ushtarake e SHBA-së e bën NATO-n më të fortë, dhe Groenlanda duhet të jetë në duart e Shteteve të Bashkuara për të garantuar efektivitetin e aleancës.

Në reagim, Danimarka dhe Groenlanda kanë deklaruar se ishulli nuk është për shitje dhe se kërcënimet me forcë janë të papranueshme. Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen të mërkurën në Uashington me Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, për të diskutuar çështjet e sigurisë./mxh
