Ministri i Financave i Holandës, Eelco Heinen, e konsideroi të “papërgjegjshme” kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave lidhur me Groenlandën.
Trump ka premtuar se nga 1 shkurti do të vendosë një valë tarifash në rritje ndaj vendeve anëtare të BE-së: Danimarkës, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës, si dhe ndaj Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, deri sa SHBA të lejohen të blejnë Groenlandën, një territor me 57,000 banorë.
“E shohim këtë si të panevojshme dhe të papërgjegjshme. Të panevojshme, sepse jemi pjesë e të njëjtës aleancë dhe bëjmë të njëjtën analizë kërcënimi. Të papërgjegjshme, sepse do të dëmtojë ekonominë botërore dhe nuk është në dobi të të dy kontinenteve. E rëndësishme është të de-eskalojmë dhe të përdorim kohën për të hequr këto hapa nga tavolina.”
Heinen tha gjithashtu se dëshiron të zhvillojë një dialog konstruktiv dhe të de-eskalojë situatën, duke lënë të gjitha opsionet e hapura, por duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Komentet e tij erdhën para një takimi të Eurogrupit në Bruksel, ku do të zgjidhej zëvendësi i Presidentit aktual të Bankës Qendrore Evropiane, Luis de Guindos./mxh
