Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, si anëtare themeluese.
Osmani e ndau ftesën në rrjetet e saj sociale, ndërsa shprehet se lidershipi i guximshëm e ndërton paqen. Sipas saj, këtë po e bën pikërisht presidenti amerikan Trump, nëpërmjet Bordit të Paqes, të cilin e cilësoi si një iniciativë historike.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati./K.M
