Një raport i ri mbi gjendjen e lumenjve të Ballkanit për vitin 2025 përfshin detaje edhe nga situata në Shqipëri.
Përmes një materiali të detajuar me titull “Vlerësimi hidromorfologjik dhe tendencat 13-vjeçare” nga studiuesit Ulrich Schëarz dhe Fluvius Vienna, theksohen disa elementë me rëndësi që kanë ndikuar në një problematikë: humbjen e lumenjve të paprekur.
“Shqipëria ka humbur shumë lumenj të paprekur për shkak të zhvillimit të hidrocentraleve gjatë 10-15 viteve të fundit, ndërsa shumica e lumenjve të paprekur, siç janë Vjosa dhe Kanioni i Osumit, mbeten ende. Përkeqësimi drastik i kushteve HYMO në një lumë të madh, Devollin e mesëm (2018–2025) pas ndërtimit të hidrocentraleve të Banjës (ndërtuar në vitin 2016) dhe Moglicës (në rrjedhën e sipërme, që funksionojnë që nga viti 2020) është simptomatik: jo vetëm që rezervuarët shfaqen me të kuqe në harta, por edhe pjesët e poshtme të prekura nga shkarkimet e ujërave të mbetura ose regjimet e ndryshuara të shkarkimit janë bërë të dukshme”,-thuhet në raport.
Kjo analizë e vitit 2025 gjen degradim veçanërisht të rëndë në vendet e synuara nga zhvillimi i hidrocentraleve.
Duke llogaritur ndryshimet, të dhënat zbulojnë një humbje të habitshme të lumenjve:
Shtrirjet pothuajse natyrore të lumenjve ranë ndjeshëm nga 68% në vitin 2012 në vetëm 40% në vitin 2025, një ulje masive prej 28%. Në terma absolutë, gjatësia e lumenjve pothuajse natyrorë ra nga 3,812 rkm në 2,668 rkm në vetëm shtatë vjet (2018–2025).
Mes rënies, janë arritur mbrojtje të konsiderueshme të lumenjve.
Më e rëndësishmja, sipas raportit, Vjosa u shpall Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Europë, duke bllokuar me sukses gati 40 diga të planifikuara./mxh
