Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku sipas policisë, 44 vjeçari me inicialet I. S., mbeti i plagosur me mjet prerës dhe u transportua në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./K.M
