Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi Policinë e Shtetit se në protestën e së shtunës ka fikur dritat e rrugëve për të mos u filmuar dhuna ndaj qytetarëve. I ftuar në “Opinion”, Këlliçi tha se kjo ndodhi për herë të parë në protestën e 24 janarit.
“Po ju them diçka tjetër, është dashur si asnjëherë më përpara të fiken dritat e rrugës, se ju nuk e keni momentin. Ka fikur Policia e Shtetit dritat në rrugën George Bush, aty ku është pedonalja, në mënyrë që të mos kuptohej dhe filmohej më dhuna që nisi nga forcat e Policisë, një dhunë shtazarake”, tha Këlliçi.
Deputeti shtoi më tej se Partia Demokratike do të vijojë betejën politike dhe ligjore, përfshirë kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme./K.M
