Sot, 27 janar, Kuvendi mban seancën e radhës, ku do të shqyrtohen ligje dhe akte normative me ndikim të gjerë, duke përfshirë buxhetin, energjinë, marrëveshjet ndërkombëtare dhe ndryshimet në Kodin Penal. Mazhoranca kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të 4 projektligjeve, me argumentin se duhen parë me kujdes, në përputhje me atë që pret Bashkimi Europian.
Në seancën e shkuar u miratua projektligji për aderimin në Bordin e Paqes, ndërsa nuk kanë munguar tensionet mes PS e PD në sallën e Parlamentit./kb
