Last Updated on 28/01/2026 by Monika
Situata në repartin defensiv të Torinos po konsiderohet problematike pas 40 golave të pësuar në 22 ndeshje të Serie A.
Ky bilanc e rendit skuadrën “granata” si mbrojtjen më të dobët të kampionatit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nisur lëvizjet në merkaton e janarit për të përforcuar prapavijën.
Një nga emrat që po monitorohet është Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi shqiptar, në pronësi të Romës, shihet si profil i përshtatshëm për nevojat e Torinos.
Kumbulla ka luajtur pjesën e parë të sezonit në huazim te Mallorca. Për lojtarin ka interes edhe nga Udinese dhe Espanyol./mxh
