Last Updated on 31/01/2026 by EL
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Fitim Makashi.
Balla shkruan se Makashi do të mbahet mend për shumë role, por roli i preferuar i tij, mbetet filmi “vdekja” e tij.
Po ashtu, Balla i ka ofruar ngushëllime familjes së aktorit dhe veçanërisht djalit të tij kantautorit Redon Makashi.
“Aktori i teatrit dhe kinematografisë, profesori i arteve, Fitim Makashi u nda sot nga jeta. Ai do të mbahet mend për shumë role, por mua ky rol në filmin “Vdekja e kalit” më ka pëlqyer më së shumti. Ngushëllime familjes, veçanërisht djalit të tij kantautorit Redon Makashi. U prehtë në paqe!”, shkruana Balla.
/et
