Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka urdhëruar një hetim urgjent mbi lidhjet midis ish-ambasadorit të Londrës në Uashington, Peter Mandelson dhe Jeffrey Epstein, gjatë kohës që ky politikan ishte ministër i qeverisë.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, Starmer beson se Lord Mandelson duhet të hiqet nga titulli i tij si lord dhe të mos ulet më në dhomën e sipërme të parlamentit, Dhomën e Lordëve.
Rishikimi, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Kabinetit Chris Wormald, vjen pasi dokumentet e sapo publikuara të SHBA-së evidentuan lidhjen e Lord Mandelson me financierin e dënuar për abuzim seksual.
Zëdhënësi tha se Sekretari i Kabinetit do të shqyrtojë të gjitha informacionet e disponueshme në lidhje me kontaktet e Peter Mandelson me Jeffrey Epstein gjatë periudhës së tij si ministër i qeverisë.
Të dhënat bankare të publikuara të premten nga autoritetet amerikane sugjerojnë se në vitin 2009, Lord Mandelson, i cili në atë kohë ishte sekretar biznesi, i dërgoi Epsteinit një informim ekonomik të destinuar për udhëheqësin e atëhershëm Gordon Broën, duke e mbishkruar atë: “Një shënim interesant i është dërguar Kryeministrit”.
Dokumentet tregojnë se Epstein bëri 75,000 dollarë (55,000 paund) në pagesa për Lord Mandelson në tri transaksione të ndara prej 25,000 dollarësh në vitet 2003 dhe 2004. Ish-ambasadori u shkarkua nga posti i tij në shtator, pasi u emërua nga qeveria Starmer në fund të vitit 2024. Lord Mandelson u kërkoi falje viktimave të Epstein në janar dhe për ruajtjen e miqësisë së tij me financierin e dënuar për abuzim seksual./mxh
