Një studim i botuar në Neurology Open Access zbuloi se ndjekja e dietës mesdhetare mund të ulë rrezikun e goditjes deri në 25% për gratë që e ndjekin më përpikmërisht.
Autorja e studimit, Sophia S. Wang, tha se këto rezultate mbështesin idenë se një dietë e shëndetshme është kritike për parandalimin e goditjeve.
Studimi përfshiu më shumë se 105,600 gra (mosha mesatare 53 vjeç), të cilat nuk kishin histori goditjeje në tru në fillim të studimit. Pjesëmarrëset plotësuan një pyetësor rreth dietës dhe u ndoqën për rreth 21 vjet.
Gjatë periudhës u regjistruan 4,083 goditje, përfshirë 3,358 goditje ishemike dhe 725 hemorragjike.
Studimi ka kufizime, duke përfshirë se bazohet në të dhëna të vetë-raportuara, çka mund të ndikojë në saktësinë.
Autorët thonë se janë të nevojshme studime të mëtejshme për të konfirmuar këto gjetje dhe për të kuptuar mekanizmat prapa tyre./mxh
