Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e opozitës që u mbajt sot para Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se qyetarët kanë vendosur të mbrojnë më vendosmëri demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Ndër të tjera, Meta ka akuzuar policinë se kanë sulmuar protestuesit dhe gazetarët.
Postimi i plotë:
Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur.
Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.
Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit.
Fitorja u përket vetëm guximtarëve!/mxh
