Sandro Tonali është shndërruar në një nga emrat më të nxehtë të merkatos në Premier League, me Manchester United që kërkon shërbimet e tij.
Sipas “The Telegraph”, mesfushori i Newcastle është objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” për të zëvendësuar Casemiron sezonin e ardhshëm.
United po monitoron gjithashtu profilet e Elliot Anderson dhe Adam Wharton për të rifreskuar repartin e mesfushës.
Interesi për ish-lojtarin e Milanit vjen fill pas tentativës së dështuar të Arsenalit në orët e fundit të merkatos. Megjithatë, gara për italianin nuk do të jetë e lehtë pasi në lojë janë edhe Manchester City dhe Juventusi.
Klubi i Newcastle pritet të kërkojë një shifër të lartë për të lejuar largimin e yllit të tyre. Tashmë gjithçka mbetet në duart e drejtuesve të United për të bindur lojtarin drejt “Old Trafford”./mxh
