21 persona janë paraqitur në spital nga zhvillimet e së martës nga protesta e opozitës.
Siç bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga këta persona, 19 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit, deputet i Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe një qytetar kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.
Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Gjithashtu, deputeti Bledion Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.
Në SUT po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.
Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm./Kb
