Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka takuar sot kreun e SPAK-ut, Klodian Brahon.
Gjatë takimit kanë zhvilluar biseda për forcimin e sundimit të ligjit.
Bergner ka theksuar se Gjermania e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Bergner thekson se Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./mxh
