Ish-presidenti amerikan Barack Obama i është përgjigjur tërthorazi një videoje raciste të postuar në rrjetet sociale të presidentit Donald Trump, disa ditë më parë, ku ai dhe bashkëshortja e tij shfaqeshin si majmun.
Në një intervistë, Obama tha se turpi dhe etika që dikur udhëhiqnin parimet e zyrtarëve publikë amerikanë tashmë nuk ekzistojnë më.
“Nuk duket se ka ndonjë turp për këtë mes njerëzve që dikur mendonin se duhej të kishe një lloj etikete dhe një ndjenjë korrektese dhe respekti për detyrën, apo jo?”, tha Obama.
Shtëpia e Bardhë fillimisht e mbrojti videon, ndërsa më pas e fshiu dhe bëri përgjegjës një punonjës të stafit.
“Qytetarët amerikanë duhen lavdëruar për angazhimin në protesta paqësore dhe për hedhjen dritë mbi llojin e sjelljes që, në të kaluarën, i kemi parë në vendet autoritare dhe në diktatura. Sjellja abuzive e agjentëve federalë është thellësisht shqetësuese dhe e rrezikshme.”, u shpreh ai.
Obama kishte reaguar më herët për përplasjet mes agjentëve të ICE-së në Minnesota, duke thënë se vdekja e dy qytetarëve ishte një thirrje zgjimi se vlerat thelbësore amerikane po sulmoheshin./kb
