Last Updated on 16/02/2026 by Kesjana
Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se pezullimi nga detyra i një ministri dëmton drejtpërdrejt funksionimin e institucionit që ai drejton, duke e cilësuar një veprim të tillë si cenim të punës së ministrisë dhe të përfaqësimit të saj në qeveri.
Sipas Ramës, në momentin kur pezullohet një ministër, nuk ndërpritet thjesht ushtrimi i detyrës nga një individ, por bllokohet veprimtaria e gjithë institucionit. Ai theksoi se një ministri e mbetur pa drejtues nuk ka më kapacitet të propozojë iniciativa në Këshillin e Ministrave, pasi mungon përfaqësuesi i ngarkuar me vullnet kushtetues.
“Pezullimi cenon funksionin. Në momentin kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht se nuk shkon në punë, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri nuk ka më kapacitete të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit kushtetues. Kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë muhabet absurd.
Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsyet kushtetuese, merret një vendim i bazuar në arsyet politike dhe në nevojat e brendshme të njëri t apo tjetrit për të mbajtur ekuilibrat politikë.”, tha ai./kb
