Last Updated on 16/02/2026 by Kesjana
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së nismën ligjore të propozuar nga kjo forcë politike për ndryshime në Kodin e Procedurës Penal.
Manja ka theksuar gjatë fjalës së tij se ndryshimet e propozuar nuk kufizojnë kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës dhe nuk cenojnë pavarësinë e drejtësisë.
Gjithashtu u shpreh se kjo nismë ligjore nuk prek masat shtënguese dhe nuk ndryshon kriterin e aplikimit të tyre.
“Cili ka qenë qëllimi i projektligjit? Garantimi i funksionimit normal të institucioneve më të larta të shtetit duke ruajtur të prakeura kompetencat e prokurorisë. Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri individuale.
Dua të bëjmë të qartë dallimin ndërmjet masave. Është e rëndësishmë të bëhet me dije se kodi i procedurës penale bën një dallim të qartë mes masave shtrënguese dhe masave ndalues. Masat shtrenguese janë masa sigurimi personal që kufizojnë lirinë fizike të individiti. Këto masa prekin lirinë personale dhe vendosen vetëm me vendim gjykatë. Masat ndaluese kanë karakter funnksionale dhe konsistojnë në pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik. Ndikojnë drejtpërsëdrejti në ushtrimin e një funksioni të shtetit.
Ndryshimi që në propozojmë nuk prek strukturën e masave shtrënguese, nuk ndryshon kriterin e aplikimit të tyre dhe nuk cënon kompetencën e gjykatës për caktimin e tyre sipas ligjit. Ndërhyrja që ne propozpojmë ka natyrë proceduriale dhe nuk përbën zgjerim të imunitetit kushtetues të zyrtarëve. Nuk i prekim dispozitat kushtetuese që rregullojnë imunitetin. Subjekten që përfshijm te ky ndryshim mbeten të hetueshme.Gjykat ruan kompetencën për të vendosur masa sigurimi personal. Parimi i proporcionalitetit respektohet, pasi vetëm rregullon mënyrën e aplimit të një masë të caktuar ndaj funksioneve të nivelit kushtetues. Sicc e ka mbajtur qëndrimin Komisioni i Venecias, pezullimi nga detyra është ndërhyrje tërthortë e pushtetit gjyqësor në pushtetet e tjera, ccka ccon në një shkarkim defcato të një funksionari publik. Projektligji nuk e cënon pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatave. Nuk cënohet ndjekja penale apo gjykimi penal. Organet e drejtësisë vijojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me kushtetutën.
Shtyllat kryesore të shtetit në Shqipëri nisin me deputetët e Kuvendit, Presidentin, Avokati i Popullit,Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin e ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe KLSH. Këto janë bartësit e këtyre institucioneve që kemi parashikuar që të mos pezullohen nga gjykatat, në nismën tonë. Ndryshimi që ne propozojmë nuk zgjeron imunitetin kushtetues, nuk cenon pavarësinë e drejtësisë dhe nuk kufizon kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës. Do të kërkojmë të futet në procedurë parlamentare, me shqyrtimin fillimisht në Komisione dhe më pas në Kuvend”, u shpreh Manja./kb
