Ditën e sotme katër ish-krerët e UÇK-së do të mbajnë fjalën e tyre përmbyllëse në Prokurorinë e Hagës.
Koha në dispozicion për të folur është 20 minuta për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Prokuroria Speciale kërkoi dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Seanca do të nisë në orën 09:00.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues.
Më pas gjykata ka tre muaj kohë që të marrë një vendim për çështjen./Kb
