52 persona janë shoqëruar në total pas protestës së opozitës të premten e 20 shkurtit. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se prej tyre 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Kujtojmë se edhe ky tubim i PD-së u shënua me incidente. Protestuesit hodhën bomba molotov ndërsa nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës./kb
