Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një plan të ri veprimi që synon goditjen ndaj krimit të organizuar duke synuar pastrimin e parave, përshpejtimin e sekuestrimit të aseteve dhe forcimin e koordinimit midis autoriteteve.
Kabineti miratoi paketën të mërkurën, me Ministrin e Financave, Lars Klingbeil që e cilësoi atë një “ndryshues të lojës” në luftën kundër krimit.
Sipas planit, pasuritë si makinat luksoze dhe vilat që dyshohet se vijnë nga burime të dyshimta mund të sekuestrohen më shpejt, ndërsa të pronarët e dyshuar të pasurive duhet të vërtetojnë se janë fituar ligjërisht.
Klingbeil tha se qëllimi është të dëmtohen financiarisht kriminelët, duke përforcuar besimin e publikut në sundimin e ligjit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt shtoi se autoritetet po e godasin krimin e organizuar “atje ku dhemb më shumë – në xhep”.
Gjithashtu sipas DW, autoritetet doganore dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale do të jenë në gjendje të qasen në të dhënat e njëra-tjetrës dhe t’i analizojnë ato duke përdorur inteligjencën artificiale.
Hetuesit do të marrin kompetenca të zgjeruara dixhitale për të skanuar grupe të mëdha të dhënash me inteligjencën artificiale për të identifikuar më mirë të dyshuarit./mxh
