Finalja po afron dhe çdo lëvizje e vogël po kthehet në lajm. Këtë herë, vëmendjen e ka marrë një zhvillim që vjen jashtë kufijve shqiptarë.
Në llogarinë zyrtare të Londrimit është vënë re se aktorja e njohur turke Demet Özdemir ka nisur ta ndjekë atë në Instagram. Një detaj që në pamje të parë mund të duket i thjeshtë, por që ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të hapur diskutime të shumta mes ndjekësve.
Pamja e publikuar në Instastory, ku konfirmohet “follow”-i i aktores, është shpërndarë me shpejtësi, duke rritur edhe më shumë interesin e publikut në prag të finales. Fansat e kanë interpretuar këtë veprim si një mbështetje të hapur për Londrimin në një moment vendimtar të rrugëtimit të tij.
Mbështetja që vjen nga një emër i njohur i ekranit turk ka shtuar pikëpyetjet: a do të ndikojë kjo në votat e publikut? Apo pritet ndonjë surprizë tjetër në ditët e fundit të garës?
Me finalen që po hyn në fazën më të nxehtë, çdo detaj po merr vëmendje maksimale dhe çdo reagim në rrjete sociale po komentohet gjerësisht. E sigurt është që afrimi – qoftë edhe virtual – mes Londrimit dhe Demet Özdemir është kthyer në një nga momentet më të përfolura të ditëve të fundit./mxh
