Nga ARTUR AJAZI
Mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist, ishte sot ndërtakimet më productive bazuar kjo në fjalimin shumëdomethënës të kryeministrit Edi Rama. duke folur gjatëmbi drejtësinë e re, mbi rolin e saj në betejën me korrupsionin, apo edhe me segmente të tjera të krimitnë Shqipëri, Edi Rama nuk harroi të thoshte se “ishteajo, Partia Socialiste dhe ai personalisht që e kanëmbështetur nga fillimi deri në fund reformimin e plotëtë drejtësisë, ishim ne që mbështetëm dhe do vazhdojmë ta mbështesim gjithmonë drejtësinë e re, nënismat, aksionet dhe vendimet e saj, por do jemigjithashtu të paanshëm kur kjo drejtësi e re gabon, kurnxiton të mbushë statistikat e saj, qelitë me tëparaburgosur që janë nën hetim, dhe kur veprimet e sajbien ndesh me kompetencat e ekzekutivit”. Edi Rama foli para Grupit të tij Parlamentar, si një kryeministerdinjitoz, kurajoz, vizionar, lidhur me zhvillimet aktualenë Shqiperi në muajt e fundit. “Shqiperia –tha Rama- është sot vendi me rrepotacionin e padiskutueshëm nëbotë, me një politikë të jashtme që ulet denjësisht nëkrah të vendeve të tjera partnere, duke merituar ftesa tëdenja nga SHBA dhe Bashkimi Europian”. Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se “PartiaSocialiste ndodhet në një udhëkryq dhe sprovë, ndërkohë që ekonomia ecën me ritmet e parashikuara, duke riafirmuar rritje të qëndrueshme, e pakrahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejëndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, ndërkohë qëprojektet në zhvillim apo në plan për t’u zhvilluar këtëmandat janë më ë shumta se kurrë më parë, udhëkryqiku ndodhemi sot, paraqet disa rreziqe, që kërkojnëadresim të vendosur dhe disiplinë të fortë nga anajonë”. Shqipëria rrezikon të bëjë vendnumëro, duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më tëmëdha që ka pasur ndonjëherë në dispozicion. Duke folur mbi situatën aktuale politike Edi Rama tha se “po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politikedhe shoqërore, ndaj duhet të ngjitemi edhe më lart dhekur tanimë, diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duamtë mbërrijmë, e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë tëngjitesh nga një humnerë dhe të vish në normalitet, gjëqë ne e bëmë, por është edhe më e vështirë të ngjiteshmë lart sot”. Duke folur mbi procesin e integrimitRama tha se “Shqiperia është më afër anëtarësimit se ç’ishte më 26 janar, ndaj jam besimplotë që do ta kalojmë këtë test, pavarësisht bombave artizanale… Dhe këtu nuk e kam vetëm për bombat që hidhet nërrugët e Tiranës nga njerëz të dëshpëruar, por edhe përato të tenxhereve mediatike”, shtoi Rama./kb
