Last Updated on 28/02/2026 by EL
Një situatë e tensionuar është shënuar mbrëmjen e sotme pranë banesës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku protestuesit të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha janë ndaluar.
Turma e demokratëve ka hedhur fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike drejt ambienteve të vilës.
Zhurma e shpërthimeve dhe flakët nga mjetet piroteknike kanë përfshirë oborrin dhe fasadën e godinës, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në perimetër për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Burime nga terreni bëjnë me dije se brenda godinës ndodheshin disa persona, të cilët për shkak të tensionit dhe rrethimit kanë mbetur të bllokuar përkohësisht./et
