Last Updated on 01/03/2026 by Monika
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar pasditen e djeshme nga opozita dhe incidentet e shënuara gjatë zhvillimit të saj.
Delegacioni i BE-së ka shprehur shqetësim për aktet të cilat rrezikuan jetë njerëzish dhe u ka bërë thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje.
Në fund të postimit theksohet se delegacioni i BE-së mbështet angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit.
Reagimi i plotë:
Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike.
Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian./mxh
