Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se i trajtoi negociatat bërthamore si një “transaksion pasurie të paluajtshme” dhe se “bombardoi tryezën e bisedimeve nga inati”.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Araghchi deklaroi se “kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një marrëveshje imobiliare dhe kur gënjeshtra të mëdha errësojnë realitetin, pritshmëritë jorealiste nuk mund të përmbushen”.
