Last Updated on 06/03/2026 by Anisa
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mdiave ndërkombëtare për turizëm.Këtë radhë vëmendjen e kanë tërhequr Alpet shqiptare me veçantinë e tyre. Prestigjozja britanike The Time e rendit Valbonën një ndër 11 destinacionet më të bukura në Europë për të gjithë ata turistë që pëlqejnë aventurën dhe ecjen në natyrë.
Shkëmbinjtë e thepisur dhe kreshtat e zhveshura prej guri gëlqeror i bëjnë Malet e Nemuna të Shqipërisë të ngjajnë me Dolomitet madhështore të Italisë. Por ka një ndryshim befasues, pothuajse askush nuk jeton atje.
Është një vend me infrastrukturë të thjeshtë dhe fshatra të izoluar, tashmë i mbrojtur nga Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë; dhe ndjesia se po shikon një vargmal në një gjendje më të paprekur i shton edhe më shumë emocion këtij eksplorimi njëjavor të udhëhequr nga Wild Frontiers.
Pesë ditë ecjeje mjaft të lodhshme arrijnë kulmin me kalimin e Qafës së Valbonës, në lartësinë 1,795, të shoqëruar nga kuaj që mbajnë bagazhet. Akomodimi gjatë natës bëhet në një sërë hotelesh të vogla dhe bujtinash ./fjala.al-A.D
