Ditën e hënë, më 16 mars, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime, ndërsa gradualisht pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut priten të shfaqen në orët e pasdites në zonat jugore me intensitet të ulët.
Në mbrëmje, reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra pritet të përfshijnë jugun dhe kryesisht zonën jugperëndimore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë me forcë 2-3 ballë./kb
