Last Updated on 21/03/2026 by Kesjana
Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, 21 mars, e zhvilluar në Gjirin e Lalzit.
Gjatë mbledhjes janë komunikuar ndryshime në drejtuesit politikë në disa qarqe të vendit.
Sipas mediave, në Tiranë do të ‘udhëheqin’ Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla, ndërsa në Durrës është emëruar Blendi Klosi.
Në Lezhë drejtimin do ta marrë Ermal Nufi, ndërsa në Dibër është caktuar Ulsi Manja.
Për Shkodrën është caktuar Enea Karakaçi, ndërsa në Kukës Erion Malaj.
Ndërkohë, në qarqet Gjirokastër, Berat dhe Fier nuk ka ndryshime në drejtimin politik.
Edhe pse Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u pyet nga gazetarët se kush e merr drejtimin për diasporës tani që Balla do zhvendoset në Tiranë, ai nuk dha një emër.
Bëhet me dije po ashtu se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të tjera për forcimin e organizimit në terren, duke kërkuar ngritjen e këshillave të partisë në çdo bashki dhe një angazhim më të madh, veçanërisht në Tiranë.
Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për të luftuar nepotizmin dhe për të pastruar administratën publike./kb
