Last Updated on 30/03/2026 by Kesjana
Pas raportimeve nga qeveria për ecurinë e punimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka reaguar në një konferencë për shtyp kreu i PD-së Sali Berisha.
Berisha theksoi se sa kohë nuk miratohet raporti IBAR, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.
“Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon informoj se sa kohë nuk miratohet raporti IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.
Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara.
Edi Rama me vendimin që mori për të mbrotjur veten e tij duke blloikuar arrestimin e lubi Ballukut bllokoi dhe procesin e inetgrimit në BE.
Bëj këtë sqarim për mediat me lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte këto janë shpjegimet që bëri KE për REL”, tha Berisha/kb
