Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive teksa ka folur për krimin e organizuar, tha se bosët e krimit arritën deri në pikën ku vendosën se kush duhet të zgjidhej rektor i universitetit.
Hoxha u shpreh se vetë bosëve të krimit nuk u intereson se kush zgjidhej rektor, por dikush tjetër kërkoi ndërhyrjen e tyre.
“Ne arritëm në pikën ku po bëjnë rregullat e lojës shiko, ne arritëm në pikën në kryeqytet kur bosët e krimit po vendosnin kush zgjidhej rektor i universitetit. E ke idenë tani? Rektor i universitetit. Deri aty hyn ata. Pra deri aty. Atyre vetë personalisht nuk u interesonte. Ishte dikush tjetër që kërkonte ndërhyrjen e tyre edhe në procesin e zgjedhjes së rektorit të universitetit”, tha Hoxha./mxh
