Kuvajti ka njoftuar se Irani ka goditur një nga anijet e tij cisterna gjigante të naftës bruto, e cila është e ankoruar në një port të Dubait.
Korporata e Naftës së Kuvajtit e cilësoi incidentin si “një sulm ajror brutal iranian” dhe raportoi se anijes i janë shkaktuar disa dëme, por nuk ka pasur viktima.
Cisterna Al Salmi ishte e ngarkuar plotësisht në kohën e sulmit, gjë që shkaktoi zjarr në bord. Autoritetet e Dubait thanë se në sulm ishte përfshirë një dron dhe se zjarri u vu nën kontroll pas pak orësh. Gjithashtu bënë me dije se 24 anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe të padëmtuar.
Fillimisht Kuvajti paralajmëroi për një derdhje të mundshme nafte pas sulmit, por monitoruesi detar i Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se nuk është raportuar asnjë ndikim mjedisor. Ndërkohë ushtria e Kuvajtit tha se mbrojtja e saj ajrore po i përgjigjet sulmeve armiqësore me raketa dhe dronë/kb
