DJ Gimbo ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Prishtinë, ku ka ndarë mendimet e tij si për futbollin, ashtu edhe për jetën dhe planet pas daljes nga Big Brother VIP.
Gjatë bisedës, ai u ndal fillimisht te ndeshja e shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Gimbo u shpreh mjaft optimist për përfaqësuesen e Kosovës, duke dhënë edhe një parashikim konkret për rezultatin: “Ndeshja del 2-1 për Kosovën. E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, u shpreh ai, duke theksuar bindjen e tij për një fitore të ekipit kosovar.
Përveç futbollit, DJ Gimbo ndau edhe disa detaje nga karriera e tij artistike. Ai zbuloi se është duke punuar për disa projekte të reja muzikore së bashku me Gjestin, fituesin e edicionit të kaluar të Big Brother VIP. “Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë”, tha ai, pa zbuluar më shumë detaje, por duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për bashkëpunime që pritet të tërheqin vëmendjen e publikut.
Në vijim të intervistës, Gimbo foli edhe për eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Ai rrëfeu se kishte menduar që rikthimi në jetën e përditshme do të ishte më i lehtë, por realiteti rezultoi ndryshe. “Mendova se ambientimi do të ishte i lehtë, por nuk rezultoi ashtu”, u shpreh ai, duke nënvizuar sfidat që ka hasur pas përfundimit të eksperiencës në spektakël.
Megjithatë, ai u shfaq pozitiv për këtë fazë të re të jetës, duke u fokusuar te muzika dhe projektet e ardhshme, ndërsa mbetet optimist edhe për suksesin e Kosovës në ndeshjet e rëndësishme që e presin./mxh
