Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj ka folur në lidhje me deklaratat e deputetes socialiste, Elisa Spiropali ku ka cilësuar Binajn si të emëruarin personal të ish-zv.kryeministres.
“Çfarë ndodh me individët që protestojnë në rrugët e Shqipërisë? Kush u shkon atyre në derë? Kush u shkon? Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili është i emëruari personal i Belinda Ballukut, ministri që është i emëruar prej saj, apo qeveria e cila është brenda kësaj gjykatëse“, ka deklaruar Spiropali në emisionin politik.
Binaj u shpreh se intervista e saj, ishte e mbushur me të pavërteta lidhur me emërimin e tij në punë nga zv,ministrja Balluku.
“Në lidhje me atë intervistë, problemi që pata, e para, pjesa që kishte të bënte me mënyrën e emërimit tim. E dyta, ishte karakterizimi i gjithë aksioneve për kontroll në formën sikur janë kontrolle selektive, dhe iu vunë në kuptimin politik të gjësë. Ne si administratë tatimore, ne kontrollojmë shumë biznese, selektojmë biznese për t’i kontrolluar.”, u shpreh ai.
Binaj sqaroi se administrata tatimore nuk seleksionon biznese kur flitet për kontrolle ndaj evazioninit fiskal, sikurse ka pretenduar Spiropali.
“Në rastin e një biznesi që ka vendosur të mos paguajë taksa do donte një zgjidhje me sa më pak kosto me tatimorët. Nëse të gjithë inspektorët do gjenin zgjidhje të thjeshta, nuk do ishim në gjendje të rrisnim të ardhurat. Kërcënimet ndodhin, në rastin e deklaratës. U kërcënuan disa inspektorë. Filloi përzgjedhja e subjekteve, nuk kemi database për të kuptuar se kush janë pas këtyre subjekteve.
Ajo që unë them është kjo që pretendimet e bizneseve kur ushtrohen kontroll, edhe qasja jonë është më e thelluar dhe e kujdesshme, përzgjedhja është bazuar në kriteret e riskut. Nuk ka mënyrë që ne zgjedhim biznese specifike. Për sektorin e ndërtimit, u përzgjodhën 100 biznese. Bizneset janë kryesisht në ndërtim. Ishin biznese të lidhura vetëm me bashkëshortin.”, tha Binaj.
Drejtori Binaj deklaroi se, bashkëshorti i Spiropali operon në sektorin e ndërtimit dhe se përzgjedhja ishte bërë bazuar në risk, pra nuk ka arsye apo një prapavijë politike. Sipas drejtorit Binaj, evazioni fiskal kishte shifra të larta.
“Evazioni i konstatuar në këto subjekte, ishte goxha i lartë. Shifrën nuk e them dot, ishin goxha të larta. Kontrolli filloi në muajin prill të këtij viti, këto marrin kohën e vet. Aktet e kontrollit kanë mbaruar në muajin shtator. Kontrolli ka pasur edhe vështirësi. Është ushtruar kontroll, i është dërguar njoftim subjektit. Subjekti është përgatitur për kontroll. Ka pasur vështirësi në komunikim, nuk ka qenë e thjeshtë marrëdhënia me tatimpaguesin”, theksoi ai./Mxh
