Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar situatën e protestave në Tiranë.
Sipas Shehit në një intervistë për “A2CNN”, atë çka nuk e bëri opozita në 13 vite të qeverisjes Rama, po e bën protesta duke i thurur lavde.
“Protesta paska bërë atë që nuk e bën dot një opozitë normale për 10-12 vjet, e ka përshpejtuar procesin.”, u shpreh Shehi.
Për Shehin, protesta është faktori që tregon nëse shoqëria është në krizë apo jo. Sipas tij, protesta ka thyer frikën ndaj mazhorancës dhe e ka ndërkombëtarizuar situatën politike të Shqipërisë.
“Protesta është lakmuesi që tregon që një shoqëri është në krizë dhe kriza është e natyrës politike.
Ç’ka ka bërë protesta, çfarë ka sjellë ajo?
Ka thyer frikën, e para.
E dyta, e ka mediatizuar situatën.
E treta, e ka ndërkombëtarizuar, se nuk dinte gjë njeri se ç’bëhej në këtë fshatin e vogël ballkanik.”, tha Shehi.
Deshi shtoi se opozita mund të ketë kryer detyrat e veta, por protesta ka përshpejtuar procesin e rotacionit politik, diçka që PD-ja ose fronti opozitar nuk gjeti zgjidhjen ta bëntë në gati 1 dekadë e gjysmë.
“Opozita mund të ketë vendin e vet, por ky ka qenë një proces përshpejtues sepse shoqëria shqiptare mbërriti në këtë lloj maturiteti.
Rinia e ka kuptuar që nëse nuk dalin për të protestuar për të drejtat e veta, demokracia në këtë vend nuk është një e dhënë një herë e përgjithmonë, se ky brezi i ri e ka gjetur me demokraci vendin.”, shtoi Shehi./Mxh
