Një zyrtar i lartë i OKB-së ka deklaruar se lufta në Lindjen e Mesme u ka kushtuar vendeve arabe 186 miliardë dollarë. Ai tha se lufta duhet të ndalet, pasi çdo ditë e më shumë kosotot rriten.
“Shpresojmë që luftimet të ndalen nesër sepse çdo ditë vonesë ka një ndikim negativ në ekonominë globale”, u tha gazetarëve Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Abdallah al-Dardari, nga Ammani.
Mediat shkruajnë se vendet e pasura me naftë të Gjirit Persik, të cilat janë në kryqëzimin e sulmeve iraniane si hakmarrje për sulmin amerikano-izraelit, po paguajnë çmimin më të rëndë.
Duke vënë në dukje varësinë ekonomike të vendeve të Gjirit Persik nga nafta, zyrtari i OKB-së nënvizoi nevojën për të gjetur rrugë të tjera nga ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon normalisht një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.
“Ekonomia arabe bazohet praktikisht në një produkt të vetëm. Vendet që nuk eksportojnë naftë varen nga transfertat kapitale të mërgimtarëve që janë vendosur në vendet që eksportojnë naftë dhe nga ndihma që vjen nga këto vende, ndërsa vendet që eksportojnë naftë kanë vetëm një produkt”, shpjegoi ai./mxh
