Last Updated on 01/04/2026 by Anisa
Këtë të mërkurë mbahet gjyqi i themelit për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në gjykatë.
Veliaj nuk është paraqitur, por të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.
“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata.
Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.
