Edmond Spaho përmes një historie të njohur alegorike synon të shpjegojë atë që, sipas tij, po ndodh sot brenda Partisë Demokratike. Duke iu referuar rrëfimit të Till Eulenspiegel, të sjellë dikur edhe nga Fan Noli, Spaho ngre një paralelizëm të qartë mes një mashtrimi kolektiv dhe klimës aktuale politike.
Reagimi i plotë:
Kjo qe shkruan
Rolandi i ngjan historise qe tregonte Noli me vizatimet dhe pikturat imagjinare te mashtruesit gjerman Til Ulenshpigel.
Mashtruesi me ca shoke shkuan ne keshtjellen e nje mbreti gjerman dhe i premtuan tja zbukuronin ate me vizatimet dhe pikturat qe do benin ne muret e keshtjelles.
Mbreti pranoi dhe ju vuri nje afat dy mujor.
Pas mbarimit te afatit, mbreti dhe oborrtaret e tij, do te mblidheshin ne sallen kryesore dhe do shihnin vizatimet qe ata do kishin bere.
Gjate dy muajve, mashtruesit hengren e pine sa munden dhe bene qejf me sherbetoret e pallatit.
Kur erdhi dita e prezantimit, mbreti dhe oborrtaret e tij u mblodhen ne sallen kryesore. Til Ulenshpigel ju drejtua audiences:
Ne keto mure jane vizatimet dhe pikturat qe ne kemi bere. Por ka nje kleçke. Ata qe jane doçër dhe doçe nuk mund ti shohin ato.
Mbreti dhe oborrtaret hodhen syte mbi mure ku nuk kishte as vizatime dhe as piktura.
Nga frika se mos quheshin doçër ose doçe filluan te bejne sikur shihnin piktura dhe ti lavderojne ato.
Ne nje moment te ketij karnavali, nje sherbetore guxoi dhe tha: Te me falin im atë dhe ime më qe me kane bere doçe por une nuk shoh asgje ne mure.
Kaq u desh dhe te gjithe shperthyen.
Nderkohe mashtruesit ja kishin mbathur diku ne nje keshtjelle tjeter per te vazhduar mashtrimin e rradhes.
Edhe ne PD, ata qe jane rrotull Berishes, perserisin ate qe sheh dhe thote Berisha.
Ndryshe te nxjerr Qehajai i tij me shkelma nga dritarja para se te kesh mundesi tja mbathesh.
Pune oborretaresh. Presin te dale ndonje sherbetore dhe te flase.