Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim në lidhje me situatën e luftës me Iranin.
Në njoftimin e bërë ambasada thotë se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjektet e lidhura me SHBA në Shqipëri apo me elementë të opozitës iraniane.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, njofton ambasada./mxh
