Last Updated on 03/04/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët.
Kjo mbledhje vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Turi kombëtar “Punët për Shqipërinë”, do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme.
Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij turi janë:
- Bashkimi Europian
- Ekonomia, pagat dhe punësimi
- Turizmi, kultura dhe diaspora
- Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore
Ky takim i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
