Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në konferencën për shtyp u pyet dhe për çështjen e Evis Martinajt, babai i të cilit u paraqit dhe pak ditë më parë në Gjykatën e Posaçme.
Lamallari tha se nuk mund të bëjë një koment për këtë çështje pasi do të ishte përfshirje e një titullari politik.
Duke u ndalur te hetimet e bëra, Lamallari tha se vlerësimin e tyre e bën vetëm prokurori i çështjes dhe është prokuroria ajo që përcakton afatet e hetimeve.
“Nuk mund të bëj koment pasi do të përbënte përfshirjen e një titullari politik. Vlerësimin e hetimeve të bëra nga policia e bën vetëm prokurori. Nuk mund të ketë koment nga ana ime si për ngjarjen dhe për afatet, përcaktohen nga prokurori”, tha Lamallari./kb
