Last Updated on 10/04/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Berat. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se fushata e PS ka nisur herët me qëllim përgatitjes e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
Kryeministri ironizoi opozitën duke thënë se ndërsa “ata përpiqen të mbijetojnë në skenën politike”, socialistët punojne për punët e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë foli lidhur me zhvillimin e turizmit në Berat, ndërsa shtoi se është qyteti i parë ku rikthimet janë më të larta se largimet.
“Ne nisim fushatën për të përgaytitur fitoren e ardhshsmë. Merren duke shkuar në rrugët e botës dhe Evropës për të bllokuar Shqipërinë. Ndërkohë ne merremi me veten për të parë ccfarë mund të bëjmë më mirëpër Shqipërinë. Të tjerët kanë punë që lidhen me interesat e tytre apo mbijetesën në arenën e politikës. Puna jonë janë punët ë shtëpisë. Ne kemi nevojë të komunikojmë me njëri-tjetrin për të vërtetat e punëve të Shqipërisë. Berati është bërë dallnëdyshja e parë që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre. Në Kjo është domethënëse simbolikisht por edhe për të kuptuar pse kthehen njerëzit në Berat, pas vitesh emigracioni.
Kur na thonin se merremi me fasada ne u morëm me vlerën ekonomike të të bukurës dhe trashëgimisë kulturore. Ne e nxorrëm Beratin dhe rritëm turizmin në Berat në mënyrë eksponenciale. Sot shkolla e re “22 tetori”,m nuk është vetëm një shkollë por një eksperiencë sepse është një hapësirë për nxënësit mësuesit dhe prindërit. Në pjesën ballore do të ekspozohen punimet tradicionale. Shkolla kishte edhe një parkim nënëtokësor, shumë të domosdoshëm. Kaluam pranë parkimit nëntokësor totalisht të digjitalizuar”, u shpreh Rama ndër të tjera./mxh
