Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar një sërë dokumentesh që, sipas tij, hedhin dritë mbi çështjen e shumëdiskutuar CEZ-DIA.
Sipas Blushit, kompania DIA ka qenë “fillim e mbarim një krijesë amerikane” dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën.
Ai thekson se bazuar në prova ligjore dhe dokumente zyrtare, figura kryesore e kompanisë ka qenë shtetasja amerikane Rebecca Gaskin, e cila, sipas tij, ka ushtruar rolin drejtues si de facto ashtu edhe de jure.
Në deklaratën e tij, Blushi i referohet dëshmive, e-maileve dhe dokumenteve të ndryshme, përfshirë edhe regjistrimet në QKR, për të argumentuar se Gaskin ka qenë përfaqësuesja ligjore dhe vendimmarrësja kryesore e DIA-s, madje edhe në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar.
Në të njëjtën kohë, ai ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se është “i vetmi zyrtar i lartë i përfshirë” në aferën CEZ-DIA dhe duke e lidhur atë me vendimin për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke CEZ, që sipas tij i ka kushtuar shtetit shqiptar 479 milionë euro./kb
