Nga Mentor Kikia
Kam nja 3–4 ditë që dëgjoj e lexoj për çmendurinë e çmimeve dhe si shembull sillet edhe kumbulla…
Po mirë more, e dini që jemi në mes të prillit dhe kumbullat sapo kanë mbaruar lulëzimin, pra sapo kanë lidhur kokrrën?
E dini që kumbulla, ajo që të tharton turinjtë, bëhet për t’u ngrënë në mes të majit? Ato të tjerat diku nga korriku e më tej, madje. Ku u gjetën kumbullat tani? Nëse ka kumbulla në treg, pale nga cili cep i botës kanë ardhur, se këtu nuk janë bërë.
Po debatoja unë njëherë me një specialist bujqësie dhe po bëja si i revoltuar:
“Zotëri, e shikon shalqinin që mban erë ashtu e erë kështu…”
“Zotëri,” m’u kthye ai, “është kohë e preshit dhe lakrës tani (ishte si tani, prill); shalqini ende s’ka nxjerrë gjethet, e ti do kokrra. Haji gjërat sipas stinës,” më tha. “Nëse do jashtë ciklit biologjik, paguaj shtrenjtë e ha pa cilësi!”
