Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht gjatë muajit mars duke reflektuar interesin në rritje për turizmin natyror.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha sot se “ekoturizmi po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Shqipëri, me një rritje të ndjeshme të vizitorëve në zonat e mbrojtura gjatë muajve janar–mars 2026”.
Sipas një postimi në rrjete sociale nga Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, vetëm në mars, numri i vizitorëve arriti në 251 mijë e 516, ose 27% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Në muajin mars zonat e mbrojtura më të vizituara janë ato në Korçë me 88 mijë e 250 vizitorë, në Fier me 55 mijë e 621 vizitorë dhe Durrësi me 29 mijë e 680 vizitorë.
Zgjerimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin./mxh
