Last Updated on 17/04/2026 by EL
Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pas incidenteve ku u hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera në drejtim të godinës së qeverisë.
Situata në zonë u shoqërua me momente tensioni dhe kaosi, ndërsa protestuesit u shpërndanë në disa drejtime.
Në terren u raportua gjithashtu përdorim i shkopa-gomës dhe sprajit me piper nga forcat e rendit gjatë ndërhyrjes për të vënë situatën nën kontroll, menjëherë pas hedhjes së flakadanëve.
Kjo është hera e parë që policia sulmon protestuesit menjehere sapo ata hodhen molotov./ET
