Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja.
Ja çfarë shkruan Reuters:
Një protestë e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë u përshkallëzua në dhunë mbrëmjen e së premtes, ku policia ndërhyri me topa uji dhe sprej piperi për të shpërndarë protestuesit.
Gjatë përplasjes, disa protestues hodhën bomba molotov në drejtim të zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke rritur tensionet në kryeqytet.
Opozita kërkon dorëheqjen e Ramës, duke e akuzuar për korrupsion, ndërsa situata politike në vend është tensionuar prej muajsh.
Shkak kryesor i përshkallëzimit është hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e dyshuar për ndërhyrje në tenderë publikë dhe favorizim kompanish, akuza që ajo i ka mohuar. Edhe pse ka dhënë dorëheqjen, Parlamenti nuk ka miratuar heqjen e imunitetit të saj.
Ngjarjet vijnë në një moment të rëndësishëm për vendin, i cili synon anëtarësimin në Bashkimi Evropian deri në vitin 2030, ndërkohë që BE kërkon përpjekje më të forta në luftën kundër korrupsionit./ kb
