Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve, Ilir Meta ngre akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke pretenduar se letërporositë e dërguara drejt autoriteteve amerikane janë përdorur për të krijuar, sipas tij, një narrativë të shtrembëruar dhe manipuluese. Ai e cilëson gjithë procesin si një përpjekje të qëllimshme për të ndikuar opinionin dhe për të kompromentuar bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve. Meta hedh poshtë akuzat që lidhen me përdorimin e kartave bankare amerikane dhe europiane, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje personale apo dijeni mbi veprime të tilla, dhe se pretendimet e ngritura ndaj tij janë të pabazuara. Në vijim të deklaratës, ai paralajmëron se do të publikohen edhe zhvillime të tjera që, sipas tij, do të hedhin dritë mbi mënyrën e zhvillimit të hetimeve dhe procedurave ndaj tij.
Reagimi i plotë i Ilir Metës
Të dashur qytetarë,
Çdo letërporosi e nisur nga Prokurorët e SPAK-ut në SHBA, ka patur vetëm një qëllim, manipulimin dhe keqpërdorimin e autoriteteve amerikane kundër Ilir Metës.
Asnjë letërporosi, nuk është nisur në respekt të kontratës ligjore GSIS-LSI, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri.
Qëllimi ka qënë krijimi i mjegullës, por jo provimi i fajësisë së hamendësuar të Ilir Metës sepse prokurorët kanë qenë të bindur që në fillim, që gjithçka ka qenë 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌, siç rezultoi edhe me McKeon Group.
Shikoni si 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐎𝐉𝐍𝐄̈ 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑 𝐃𝐇𝐄 𝐐𝐄̈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈𝐒𝐇𝐓 prokurorët e SPAK-ut, me firmë dhe me vulë, Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sikur gjoja e kanë të provuar se unë kam përdorur të paktën tre karta bankare amerikane.
Sikur t’u thoshin na ndihmoni se dyshojmë, që Ilir Meta mund të ketë përdorur karta bankare amerikane, po e pranojmë si logjikë, sepse dyshimi është gjithmonë i pranueshëm.
Por t’i 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐎𝐒𝐇 𝐌𝐄 𝐕𝐄𝐓𝐄̈𝐃𝐈𝐉𝐄 duke u thënë autoriteteve amerikane, sikur gjoja e kemi të provuar se Ilir Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane është një 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐈 𝐐𝐄̈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐓𝐄̈ i autoriteteve amerikane dhe një kompromentim i raporteve të bashkëpunimit transparent midis dy vendeve.
Duke e publikuar sot këtë letërporosi të datës 11 mars 2025, i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët amerikanë dhe europianë se 𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ në jetën time, jo vetëm 𝐍𝐔𝐊 𝐊𝐀𝐌 𝐏𝐄̈𝐑𝐃𝐎𝐑𝐔𝐑 një kartë bankare amerikane apo europiane, por as kartë bankare shqiptare.
Së dyti, 𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ nuk kam patur dijeni që një bashkëpunëtori i imi, ish i afërm i imi, apo person i afërt me mua të ketë përdorur ndonjë kartë bankare të tillë.
𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ nuk kam qenë në asnjë vend ku mund të jenë përdorur këto karta bankare që pretendojnë prokurorët.
Në të ardhmen, do të shikoni çudira të tjera si këto, sepse ua kemi thenë që fillim se standardet e rrrëmbimit, janë identike me vetë standardet e hetimit, me standardet e gjykimit dhe të paraburgimit tim.