Djali i Diego Armando Maradonës, i ftuar në La Revuelta ka zbuluar jo pak mbi jetën e legjendës së futbollit por po ashtu dhe ka bërë krahasime me yjet e sotëm të sferës së rrumbullakët.
“Ai pati një jetë komplekse, por të bukur . Ai është qenia më njerëzore që e ka shijuar më shumë, por ka pasur edhe momente të ndërlikuara. Ai bëri gabime dhe pagoi për to , por nuk i lëndoi askujt”, tha Diego Armando Maradona Jr, ndërsa shtoi se ai duhet të kishte dhe dy trofe ndërkombëtare.
“Babait tim i janë vjedhur dy Kupa Bote, në vitet 1990 dhe 1994, ai duhet të kishte fituar tre”, tha ai.
Sigurisht në emision nuk mund ti mungonte pyetja se kush është më i mirë Leo Messi apo Maradona.
“Messi është numri 1, por babai im ishte një Zot”, tha ai duke bërë dhe një krahasim të qartë mes dy emrave më të mëdhenj të futbollit argjentinas.
Kurioziteti për familjen e legjendës ndali edhe tek marrëdhënia familjare.
“Ne arritëm të kemi një marrëdhënie të mirë pas 29 vitesh. Kur nuk kisha marrëdhënie me të, njerëzit vinin tek unë dhe më flisnin për të, por ai ishte gjithmonë shumë i pranishëm tek unë. Sot ai është mungesa më e madhe.
Ai më dha shumë gëzim brenda dhe jashtë fushës. Koha e shkurtër që kalova me të ishte e këndshme dhe u argëtova shumë. Ai ishte kapiteni i ditëve të mia më të lumtura”, tha djali i Pelusës.
Pajtimi mes tyre ndodhi pas një interviste në televizion. “Ai pa një intervistë në televizion dhe më tha se donte të fliste me mua. Shkova për darkë me të dhe i thashë se po jetoja një ëndërr. Një gjë shumë e çuditshme dhe ne nuk folëm për asgjë nga e kaluara, folëm për të tashmen dhe kishim një marrëdhënie të mirë.”/et
